EURO 2016
Vështirë për Shqipërinë
23 February, 2014 @13:08
Fytyrat e trajnerit të kombëtares shqiptare dhe kryetarit të FSHF-së treguan mjaft kur asnjëri nga portierët që tërhiqnin shortin - nuk arritën të marrin topin ku ishte Shqipëria.
Topi i Shqipërisë mbeti i fundit, për të hyrë në Grupin e fundit kualifikues I, me bartësin e grupit - asnjëherë kampion të garave të mëdha botërore e europiane - Portugalinë.
Topi i mbetur
As Andreas Kopke e as Antonis Nikopolidis nuk arritën ta zënë topin ku qëndronte Shqipëra për ta hedhur diku me 6 skuadra përfaqësuese.
E si duket edhe De Biasi e edhe Duka pritnin Grupin F të Greqisë, që doli të jetë më i lehti, por edhe në fytyrë iu vërejt dëshpërimi kur iu shkoi nga dora Kopkes e Nikopolidisit, Italia me Grupin H.
Grup i vështirë
E Grupi I i Shqipërisë doli të jetë grupi më i vështirë i mundshëm për kombëtaren kuqezi dhe tani De Biasi dhe të gjithë kuqezinjtë vështirë se do t’i dërgojë në EURO 2016 gjithçka tjetër përveç fatit të madh.
Sidoqoftë, topi është i rrumbullakët dhe ndeshjet do të luhen - deri në shtator duhet pritur, organizuar por edhe rregulluar gjithçka në mënyrë perfekte për djelmoshat kuqezi - e jo të lihen pa stadium kombëtar.
Betejat
Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia janë të forta për Shqipërinë, kualifikimi i shpresuar do të bëhet shumë më i vështirë me këto kombëtare, derisa Danimarka është e vetmja në grup që ka të fituar një garë të madhe, europianin 1992.
Si gjithnjë do të ketë punë të madhe për Tifozat Kuq e Zi që të përkrahin kombëtaren kudo, por edhe De Biasi do të duhet të komponojë ashtu ekipin që nëse asgjë - të arrihen sa më shumë fitore si vendas.
Portugalinë dhe Danimarkën Shqipëria i ka provuar në kualifikimet e viteve të fundit, por Serbia dhe Armenia do të jenë rivale direkte me të cilat pritet të luftohet deri në fyt për të arritur barazhin, pasi që vendi i tretë është ai që shkon në barazh.