REAL MADRID E NIS VITIN ME HUMBJE

Villarreali befason Real Madridin në fillimvit
7 January, 2023 @18:23
Real Madrid ka humbur rastin për të dalë në krye të renditjes në La Liga, duke u befasuar sonte nga Villarreali, pasi që pësoi 2-1 [Pino 47, Moreno 63pen. - Benzema 60pen.].
Shikuar në përgjithësi ndeshjen, Villarreal meritoi pikët e plota në Estadio de la Ceramica, ndërsa pas barazimit kur pritej Reali të këndellej, një prekje me dorë nga David Alaba bëri që Gerard Moreno të konvertojë penalltinë e fituar për fitore.
Humbja, bën që Real me një ndeshje më shumë të mbesë prapa Barcelonës lidere që ka pikë të njëjta, 38.