Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBYLLJA E VITIT HISTORIK

Viti më i suksesshëm

Ekipi i Skënderbeut/ Foto: kfskenderbeu.al

Viti më i suksesshëm


25 December, 2015 @11:12

Skuadra e Skënderbeut përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se viti që po e lëmë është më i suksesshmi në histori të klubit. 

Pas festës së titullit të pestë me radhë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ekipi ka arritur të eliminojë Crusaders dhe Milsami në kualifikime për Ligë të Kampionëve, ndërsa pas mposhtjes nga Dinamo Zagreb ka marrë pjesë për herë të parë në histori të një klubi shqiptar, në Europa League. 

Aty regjistruan fitore të madhe ndaj Sportingut të Lisbonës edhe pse u eliminuan nga grupi. 

Lodhja e garimit në tre fusha ka bërë që ata gjatë nëntorit të humbin kreun në Kategorinë Superiore, por gjithçka erdh në vend të vetë në fund të vitit dhe tashmë ekipi i Mirel Josës do të kalojë dimrin e ngrohtë në krye të tabelës dhe në rrugë të mirë për të fituar titullin e gjashtë të kampionit në Shqipëri. 

Ekipi i Skënderbeut 2015/16
Ekipi i Skënderbeut 2015/16
Ekipi i Skënderbeut 2015/16
Ekipi i Skënderbeut 2015/16

 


 
Të gjitha lajmet nga