Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FOOTBALL YEAR

Viti në futboll

REUTERS

Viti në futboll


31 December, 2012 @17:29

Triumfi i tretë i spanjës në turnetë e mëdha të futbollit, duke fituar EURO 2012-shin, si dhe brilianca e argjentiasit Lionel Messi me Barcelonën do të mbahen në mend si momentet e arta të vitit 2012. 

Përkundër tragjedisë në Egjipt dhe në Holandë, bashkë me eskalimin e racizmit në Europë, futbolli ka shumë më shumë për t’u lavdëruar sesa për të kritikuar. 

 

Corinthians i Brazilit u shpallë kampion botëror i klubeve. 

 

Leo Messi theu rekordin që nga shumëkush besohej të jetë i pathyeshëm, atë të Gerd Mullerit. 

 

Chelsea fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Bayernin në finale. 

 

Titulli më dramatik i fituar ishte ai i Manchester Cityt. Dy gola të shënuara pas minutës së 90-të dhe fitorja prej 3-2 ndaj QPR-së iu dha djelmoshave të Roberto Mancinit dhe pjesës së kaltër të Manchesterit, ndoshta titullin më të ëmbël sesa që dikush do të mund të paramendonte ndonjëherë. 

 

Të tjerëve kësaj radhe - borxh! 


 
Të gjitha lajmet nga