VITIA - FERIZAJ

Vitia për pozitën e tretë ndaj Ferizajit
25 April, 2021 @11:04
Ndeshja e fundit e ditës së sotme në Ligën e Parë, do të luhet në mes të Vitisë dhe Ferizajit.
Me fitore eventuale Vitia do të ngritet në pozitën e tretë në Grupin B.
Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1, derisa Vitia e kishte mposhtur Ferizajin në ndeshjen e dytë me rezultat 1-2.
Vitia aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 34 pikë, kurse Ferizaji në pozitën e nëntë me 26 pikë.