Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEJOHEN STËRVITJET

Vjen leja nga Ministria, futbolli mund të rikthehet

Vjen leja nga Ministria, futbolli mund të rikthehet


18 May, 2020 @13:09

Prej sot klubet e Superligës së Kosovës në futboll do të mund të rikthhen në stërvitje grupore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti i ka thënë Kohës ditore se futbollistëve u është lejuar stërvitja në pajtim me udhëzuesit e hartuar nga FFK/ MSH / IKSHPK, ashtu që në qershor mund të vazhdojnë garat.

Dhe kjo vlen vetëm për futbollin.

Ndërsa Ministrja e Sportit Vlora Dumoshi ka bërë të ditur se nëse ka ndonjë parregullësi gjatë këtyre ditëve, do të marrin vendim për ndërprerje garash.

Kreu i FFK-së Agim Ademi pritet të ketë edhe një video takim me klubet për t’ia treguar detajet, para rifillimit zyrtar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga