LIGA E DYTË

Foto: FC Vjosa / Facebook
Vjosa dhe Rilindja 1974 ngjiten në Ligën e Parë
21 May, 2022 @19:30
Pas rezultateve të arritura dje në Ligën e Dytë, skuadrat Vjosa dhe Rilindja 1974 e kanë siguruar ngjitjen në Ligën e Parë për sezonin tjetër.
Dje, Rilindja fitoi 0-1 në udhëtim te Behari, kurse Vjosa e mposhti 3-0 skuadrën e Bashkimit, me ç‘rast e siguruan plasmanin në Ligën e Parë sezonin tjetër.
Vjosa dhe Rilindja 1974 do t’i zëvendësojnë Besën dhe Vitinë, që vitin tjetër do të garojnë në Ligën e Dytë.