MBYLLIN STINORIN PA GOLA!

Vjosa e Vllaznia e mbyllin me barazim
21 May, 2023 @19:12
Skuadra e Vjosës me trajnerin Leotrim Krasniqi, kanë mbyllur stinorin në Ligën e Parë Grupi B në pozitë të pestë, që mund të vlerësohet arritje shumë e mirë për ekipin në fjalë që këtë stinor arriti në kategori. Në përballjen e fundit të stinorit të rregullt ata barazuan ndaj Vllaznisë së Pozharanit, që drejtohet nga Erdin Hashani, që mori ekipin nga fundi i renditjes tabelare dhe ia siguroi shpëtimin e stinorit dhe atë duke përfunduar në pozitë të gjashtë, me 28 pikë nga 27 ndeshje. TABELA PERFUNDIMTARE Vjosa kreu stinorin me 41 pikë, ndërsa dueli i sotëm nuk kishte gola, Vjosa 0-0 Vllaznia.