Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTIME

Vjosa i beson Erdin Hashanit edhe Ligën e Parë

TOPSPORTI/ D. S.

Vjosa i beson Erdin Hashanit edhe Ligën e Parë


13 June, 2022 @20:14

Pas sigurimit të Ligës së Parë nga Liga e Dytë e Kosovës, drejtuesit e KF Vjosa nga Shtimja i kanë besuar drejtimin e ekipit trajnerit Erdin Hashani.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të skuadrës në Facebook, Vjosa ka bërë të ditur se shtabi teknik me në krye Erdin Hashanin do të vazhdojnë punën te ekipi i Vjosës.

“Erdin Hashani, kryetrajner; Meriton Baftiu, ndihmës i parë; Gramos Emini, ndihmës i dytë; vazhdojnë edhe për një stinor me KF Vjosën,” ka shkruar ndër të tjera KF Vjosa, derisa ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të vazhdojnë të prezantojnë edhe lojtarët me të cilët do të nisin rrugëtimin në Ligë të Parë të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë