Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË E JUNIORËVE

Vjosa U-19 siguron Superligën

Vjosa U-19 siguron Superligën


21 May, 2023 @14:39

Ekipi i juniorëve të Vjosës ka arritur të sigurojë Superligën e Kosovës për juniorë për stinorin 2023/24, duke e mposhtur Malishevën në duelin e zhvilluar të shtunën. Kjo është një arritje historike për ekipin shtimjan, të cilin ata e arritën nën drejtimin e trajnerit Meriton Baftiu. Pra, Vjosa U-19 për herë të parë në histori të saj bëhet pjesë e elitës së futbollit të juniorëve të Kosovës.

Vjosa U-19 fitoi këtë ndeshje me rezulta bindës, 3-0, për të siguruar Superligën e juniorëve. Më parë, nga Liga e Parë U-19 Superligën për edicionin e ardhshëm e siguroi edhe Istogu U-19.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë