SUPERLIGA
Vllaznia e Pozheranit konfirmon 7 përforcime, paralajmëron 2 të tjerë
28 June, 2017 @17:26
Skuadra më e re e Superligës, Vllaznia e Pozheranit, ka njoftuar opinionin me 7 transferime të reja.
Elbasan Thaqi e Shkumbim Salihu nga Ferizaji dhe Alban Rexhepi nga Drita sot janë transferuar zyrtarisht te skuadra e Vllaznisë. Përveç tyre, skuadra nga Pozherani ka bërë të ditur që brenda ditëve të ardhshme do të prezantohen edhe 4 përforcime të tjera.
Fillimisht, Ardian Selimi dhe Labinot Shabani do të prezentohen, ndërsa të dielën në mbrëmje nga Afrika mbërrijnë edhe Muhamed Bangura dhe Andre Kamara, të cilët e ‘çojnë’ në 7 numrin e transferimeve të konfirmuara nga klubi i Vllaznisë.
Për më tepër, klubi ka shtuar se edhe 2 emra të tjerë do të publikohen shumë shpejt, duke dhënë kështu sinjale të qarta që debutimi i tyre në Superligë duhet të pritet me mjaft interesim.