VLLAZNIA 4-1 ARBËRIA

Vllaznia me fitore të thellë, një hap më afër shpëtimit
13 March, 2022 @19:03
Vllaznia e Pozharanit ka shënuar fitore të thellë sot ndaj Arbërisë në ndeshjen e zhvilluar në fushën ndihmëse të fshatit Pozharan.
Kuqegjelbërit kanë mposhtur mysafirët nga Dobraja e Lipjanit me rezultat 4-1 [Elbasan Jakupi, Daniel Tette x2, Rinor Hoxha - n.n.] për të marrë tri pikë jetike në luftë për mbijetesë.
Kjo fitore tashmë Vllazninë e vendos shtatë pikë mbi Vitinë, që është e fundit në renditje dhe vetëm një përmbysje e madhe do të mund t’i rrezikojë ata nga rënia tash.
Në anën tjetër Arbëria, ka pësuar njërën ndër humbjet më të thella të stinorit, derisa qëndron e qetë në mes të renditjes tabelare.