Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINASIT VAZHDOJNË SERINË PA HUMBJE

Vushtrria bën hap prapa, 2 Korriku s’mposhtet

Fotot: 2korriku.com

Vushtrria bën hap prapa, 2 Korriku s’mposhtet


Teksti: 2korriku.com

11 March, 2023 @18:32

2 Korriku shkon në shtatë ndeshje pa humbje; tjetër barazim për “verdheblutë” kundër një tjetër skuadre pretendente për pozitat e para në renditjen tabelare, siç është Vushtrria.

Në fakt, skuadra kryeqytetase sot lehtë ka mundur të dalë me pikë të plota nga “Ferki Aliu”, pasi që ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi me Riad Jasharin, mirëpo të cilën nuk arriti ta ruajë dhe në fund iu desh të kënaqet me vetëm një pikë.

Vushtrria vs. 2Korriku

Nga ky duel vlen të përmenden ndryshimet e shumta në formacionin startues të “verdhebluve”; si rrjedhojë e mungesës së kapitenit Oruqi (i suspenduar) dhe për arsye taktike, kryetrajneri Ademi vendosi që ndeshjen ta nisë me këtë njëmbëdhjetëshe: A. Ajeti, A. Salihu, A. Beqiri, A. Salihu, R.Jashari, B. Qorri, A. Bllaca, G. M. Camara, E. Gashijan, I. Hallie, R. Bejta.

Me këtë barazim, 2 Korriku mbetet në pozitën e shtatë, kjo edhe për shkak të rezultateve të kundërshtarëve tjerë, dhe sipas renditjes aktuale në grupjn “B” të Viva Fresh Ligës së Parë, 2 Korrikut do t’i duhet që në fundjavë të jetë sërish mysafir në “Xhemail Ibishi”, për t’u përballur me skuadrën “kuqezi”, Flamurtarin.

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Tetëmbëdhjetë

Vushtrria – 2 Korriku [1:1] (0:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Henry Chibueze 78’ – Riad Jashari 58’

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Bunjamin Raqi, Liridon Selmani

Delegat i ndeshjes: Enver Duriqi

Vëzhgues i gjyqtarëve: Erduan Baliqi

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, A. Salihu, A. Beqiri, A. Salihu, R.Jashari, B. Qorri, A. Bllaca, G. M. Camara, E. Gashijan, I. Hallie, R. Bejta. Kryetrajner: Besim Ademi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë