FERIZAJ

FOTO / Ferizaj
Vushtrria humbë ndeshjen në tavolinë, Ferizaj zyrtarisht në Superligë
28 April, 2022 @18:30
Pas ankesës ëe Arbërisë që një lojtar i Vushtrrisë në ndeshjen mes Arbërisë dhe Vushtrrisë nuk kishte të drejtë lojë, Komisioni Diciplinor i FFK-së ka vendosur që ajo ndeshje të fitohet me rezultat 3-0 nga Arbëria në tavolinë.
Rrjedhimisht, Vushtrrisë i janë hequr 3 pikët e fituara në këtë takim, me ç‘rast skuadra e Ferizajit e ka siguruar tashmë plasmanin në Superligë kur jemi 3 xhiro para fundit të kampionatit në Ligën e Parë.
Vushtrria do të luajë në barazh.