VUSHTRRI

Vushtrria rikthen Dren Ahmetin
22 June, 2022 @5:40
Njëri ndër lojtarët e dalë nga shkolla e futbollit të Vushtrrisë, Dren Ahmeti, pas një stinori të kaluar te Llapi i Podujevës, i është rikthyer ekipit të tij, Vushtrria.
Vushtrria ka bërë të ditur dje se Ahmeti ka vendosur të rikthehet në qytet për të mbrojtur ngjyrat e klubit ku u rrit, ndërsa pas triumfeve në Kupë e Superkupë me llapjanët, tashmë do të shtojë përvojë në skuadrën e tij, që garon në Ligë të Parë Grupi B.
Lojtari i krahut të djathtë, 24-vjeçar, ka pasur nëntë paraqitje me Llapin në Superligë gjatë edicionit 2021/22, ndërsa ka të regjistruara dy asistime në llogari personale.