Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA

Vushtrria rikthen kapitenin e saj legjendar dhe emëron trajnerin e ri

Vushtrria rikthen kapitenin e saj legjendar dhe emëron trajnerin e ri


21 June, 2021 @17:49

Ish kampionja e Kosovës, Vushtrria, ka filluar me vrull riorganizimin e saj.

Klubi që humbi vendin e tij në Ligën e Parë dhe që në stinorin e ri do të garojë në Ligën e Dytë, ka arritur dy marrëveshje shumë të rëndësishme.

Ekipit i është rikthyer kapiteni legjendar, Labinot Osmani, si dhe është nënshkruar me trajnerin nga Shqipëria, Samuel Nikaj.

Osmani së fundi luajti për skuadrën e Dukagjinit, me të cilën e siguroi inkuadrimin në Superligë.

Ndërsa trajneri Nikaj, i cili së fundi drejtoi skuadrën e Burrelit, është emër i njohur për futbollin kosovar, pasi që më parë ka drejtuar edhe skuadrën e Lirisë së Prizrenit.

Skuadra e Vushtrrisë pas rënies në Ligën e Dytë ka filluar të bëjë riorganizimin me kryesinë e re, me synim për t’i rikthyer sukseset e dikurshme.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë