TURKU NË WATFORD

Watford merr turkun Tufan
19 August, 2021 @14:34
Skuadra e Watfordit që këtë stinor i është rikthyer Premier Ligës, ka nënshkuar marrëveshje huazimi 1-vjeçare me Fenerbahçen për shërbimet e mesfushorit Ozan Tufan.
Ata do të kenë të drejtë blerjeje lojtarin verën e ardhshme, ndërsa 26-vjeçari që ka 63 paraqitje me Turqinë, ka shënuar 9 herë për kombëtaren e tij.
Përndryshe Watford ka nisur me fitore Premier Ligën, duke e mposhtur Aston Villën në xhiron e parë 3-2.