Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIKO KOVAC

Wolfsburg zyrtarizon trajnerin e ri

Foto: Wolfsburg/fb

Wolfsburg zyrtarizon trajnerin e ri


24 May, 2022 @14:23

Skuadra gjermane e Bundesligës, Wolfsburg, ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit.

Niko Kovac, 50-vjecar është emëruar trajner i ri i skuadrës së ujqërve, ndërsa klubi ka bërë të ditur se trajneri ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025.

“Jam shumë i emocionuar me detyrën e re dhe të arrijmë suksese me Wolfsburgun së bashku me stafin. Ky ekip ka potencial dhe kushtet janë ideale për të arritur sukses këtu,” ka thënë Kovac për faqen zyrtare të klubit me rastin e prezantimit të tij.

Në stinorin që posa përfundoi, Wolfsburg kreu Bundesligën në pozitë të 12, me 42 pikë, ndërsa u drejtua nga ish-trajneri i Milot Rashicës te Werder Bremen, Florian Kohfeldt.

Kovac gjatë karrierës së tij pos reprezentacionit të Kroacisë ka drejtuar edhe Eintrachtin, Bayernin dhe Monacon, ku edhe ishte së fundi.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga