Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEVERKUSEN

Xabi Alonso merr drejtimin e Bayerit

Xabi Alonso merr drejtimin e Bayerit


6 October, 2022 @11:38

Ish futbollisti i Liverpoolit, Real Madridit e Bayernit, Xabi Alonso, është emëruar trajner i ri i Bayer Leverkusenit dje, duke e zëvendësuar në këtë post të larguarin Gerardo Seoane.

Zvicerani Seone u shkarkua nga detyra, pasi që ekipi i Bayer Leverkusenit ka arritur të shënojë vetëm një fitore pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa është i parafundit në renditjen tabelare të Bundesligë. Nën ta është vetëm Bochumi.

Alonso ka drejtuar Real Sociedadin në stinorin e kaluar, ndërsa ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve si lojtar dhe tri herë Bundesligën me Bayernin.

“E njoh Leverkusenin prej kohës sime në Gjermani. Ky klub është i shkëlqyeshëm. Bayer 04 ka pasur gjithmonë lojtar të mirë dhe shoh cilësi edhe në ekipin aktual,” ka thënë 40-vjeçari spanjoll, pas emërimit të tij si shef i ekipit të aspirinëve.

Përndryshe Alonso do të ketë ndeshje tepër të vështira që në muajin e parë të detyrës së tij, kur Bayer luan radhazi: si vendas ndaj Schalkes, mysafir në Porto, mysafir Eintracht Frankfurt, vendas ndaj Wolfsburgut, mysafir ndaj Atletico Madridit dhe mysafir ndaj Leipzigut.


 
Të gjitha lajmet nga