XAVI

Xavi vazhdon kontratën me skuadrën nga Katari
13 May, 2021 @16:07
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vazhduar kontratën si trajner i skuadrës nga Katari, Al-Sadd.
Ai ka vendosur të qëndrojë te kjo skuadër edhe për dy vite të tjera, duke nënshkruar kontratë me vlefshmëri deri në qershor të vitit 2023.
Xavi ishte transferuar te Al-Sadd si lojtar nga Barcelona, ndërsa pasi luajti për katër vite, u pensionua nga futbolli aktiv duke marrë detyrën e trajnerit te e njëjta skuadër, të cilën e drejtoi me sukses në këto dy stinorët e fundit.
Muajin e kaluar Xavi u shpallë kampion i Katarit me skuadrën Al-Sadd, duke e përfunduar kampionatin pa asnjë humbje pas 22 ndeshjeve kampionale.