MONCHENGLADBACH
Xhaka asiston, ekipi i tij humb
22 November, 2014 @17:46
Kosovari me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, ka qenë njëri ndër lojtarët më të përfolur të ndeshjes së ekipit të tij sot.
Ai në fillim ka asistuar për bashkëlojtarin e tij, Havard Nordveit, për epërsinë e Borussia Monchengladbachut.
Mirëpo, më vonë Borussia e Xhakës ka parë mysafirët e pamëshirshëm, të cilët kanë bërë rikthim në pjesë të dytë duke shënuar tre herë në portën e Yann Sommerit për t’i mposhtur 1-3.
E Xhaka brenda një minute, u zverdh dy herë për tu përjashtuar në minutën e fundit të takimit. Që nga humbja prej Dortmundit, kjo është e treta me radhë për Monchengladbachun.