BAYERN MUNCHEN PËRJETON HUMBJEN E PARË

Xhaka njofton Bayernin me humbje
5 December, 2015 @17:12
Bayern Munchen më në fund është mposhtur. Pas 14 xhirove pa humbje, ekipi bavarez është dorëzuar sot në përballje me ekipin e Borussia Monchengladbachut, kapiten i të cilit është Granit Xhaka.
Xhaka ka qenë për 90 minuta në fushë për ekipin e tij dhe është dalluar me lojën e tij në qendër të mesfushës, derisa ekipi ka shënuar të gjitha golat në pjesë të dytë të ndeshjes.
Te Bayern, sot është regjistruar rikthimi në formacion i Franck Riberysë pas 10 muajve, i cili ka shënuar golin e vetëm të ekipit.
Borussia Monchengladbach 3 - 1 Bayern Munich… by sporttvks