VLERËSON DE BIASI
Xhaka, xhoker i Shqipërisë
6 October, 2014 @12:45
Mbrojtësi i Baselit, që luan për kombëtaren shqiptare, Taulant Xhaka, është vlerësuar lartë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi.
Në pyetjen se si i vlerëson lojtarët që luajnë në kupat europiane italiani është përgjigjur kështu:
“Jam më se i kënaqur. Taulant Xhaka është lojtar i shumë pozitave, luan mirë kudo që ta vendosësh. është një xhoker në plotë kuptimin e fjalës dhe ky është një plus i madh për ne. Ndaj Liverpoolit ai luajti si mbrojtës i djathtë, duke ndalë më së miri Mario Balotellin dhe njëfarë Raheem Sterling (e ka thënë duke qeshur në shaka) që thuhet të jetë se është ndër sulmuesit më të shpejtë për momentin. Por, Xhaka ia doli duke e lënë totalisht në hije,” është shprehur strategu italian për lojtarin e Baselit.
Xhaka 23 vjeç, ka debutuar me kombëtaren shqiptare në ndeshje ndaj Portugalisë dhe ka lënë impresione pozitive të shumëkush me paraqitjen e tij. Ai dallohet nga lojtarët tjerë pasi që mund të luaj si mbrojtës qendror, krahu, por edhe mesfushor në disa pozita.