KOMBËTARJA
Xhaka, zyrtarisht kuqezi
25 June, 2014 @15:22
Një vëlla me Zvicrën, tjetri me Shqipërinë. Që nga ky moment, Taulant Xhaka, vëllau i madh i Granitit, do të jetë zyrtarisht futbollist i kombëtares shqiptare, ka njoftuar faqja zyrtare e FSHF-së.
Futbollisti i Baselit, Taulanti 23 vjeçar do të mund të luaj për kombëtaren shqiptare, pasi që FIFA tashmë ka kthyer përgjigjen në Federatën Shqiptare të Futbollit, lidhur me aktivizimin e tij për kuqezinjtë.
Kështu, tash e tutje trajneri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi, do të mund të llogaris edhe në shërbimet e Taulantit në ndeshjet e radhës si dhe në ato kualifikuese për EURO 2016.