BREGU I FILDISHTË
Eliminimi e shtyn në dorëheqje
25 June, 2014 @12:46
Sabri Lamouchi, përzgjedhës i kombëtares së Bregut të Fildishtë, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij pas eliminimit të mbrëmshëm nga Greqia.
Ish futbollisti i Francës, Lamouchi, ka përjetuar njërin ndër eliminimet më dramatike, kur Greqia fitoi penallti në minutën e fundit shtesë të ndeshjes për të shënuar dhe për ta dërguar në shtëpi ekipin afrikan.
Bregu i Fildishtë kishte të sigurt kualifikimin edhe me barazim, por goli i Georgios Samarasit nga penalltia doli të jetë ajo - që vendosi.
Bregu i Fildishtë u mposht nga Kolumbia për ta fituar Japoninë dhe në fund dje pësoi edhe nga Greqia, me ç‘rast u përshëndet nga Botërori.