I LIRË
Zabërgja, largohet pa debutuar nga Hajvalia
9 July, 2016 @12:55
Futbollisti deritashëm i Hajvalisë, Enis Zabërgja, është larguar nga kjo skuadër.
Ai nëpërmjet një njoftimi nga llogaria e tij në Facebook, ka thënë se tashmë është lojtar i lirë.
“Prej sot s’jam pjesë e Hajvalisë. Jam lojtar i lirë,” ka shkruar ai.
Zabërgja ishte transferuar te Hajvalia muajin e kaluar, mirëpo siç duket ai nuk do të ketë rastin as për të debutuar te kjo skuadër, pasi që marrëveshja e arritur nuk zgjati shumë.
Në stinorin e fundit, Enisi luajti për skuadrën e Llapit, me të cilën realizoi 5 gola në Superligë.