TRANSFER
Trepça ‘89 realizon transferin e parë
8 July, 2016 @20:03
Skuadra mitrovicase, Trepça ‘89, ka zyrtarizuar transferin e parë të këtij afati kalimtar.
Drejtuesit e ekipit gjelbër e zi, kanë nënshkruar me futbollistin Edon Pasoma, i cili është transferuar nga skuadra e Vushtrrisë.
Pasoma në stinorin e fundit ka luajtur 24 ndeshje me Vushtrrinë, të gjitha si titullar, dhe ka arritur të shënojë edhe një gol në Superligë.
Trepça ‘89 në krahasim me stinorin e kaluar është dobësuar dukshëm, pasi që nga skuadra janë larguar lojtarët kryesorë si Adeleke Akinyemi, Blerand Kurtishaj, Argjend Mustafa, Mërgim Pefqeli dhe të tjerë, derisa pjesën tjetër të futbollistëve të skuadrës kishte arritur t’i mbajë në fole.