TRANSFER
Gjilani forcohet me Kreshnik Nebihun
8 July, 2016 @19:36
Kreshnik Nebihu është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit.
Ish mesfushori i Hajvalisë dhe i Trepçës ‘89, sot është zyrtarizuar nga vetë klubi gjilanas.
“Gjilani sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Kreshnik Nebihu. Nebihu është transferuar nga KF Hajvalia, kurse më parë ka mbrojtur ngjyrat e Trepçës 89. Mesfushori mitrovicas është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21. Në ditët në vazhdim priten edhe disa super-përforcime,” është shkruar në njoftimin e Gjilanit.
Nebihu në stinorin e fundit ishte paraqitur në 21 ndeshje me Hajvalinë në Superligë.