HUAZIMI
Latifi e Lilaj, te Kukësi
8 July, 2016 @13:59
Skuadra e Kukësit, pas kualifikimit në raundin e dytë të kualifikimit për në Europa Ligë dje, sot është përforcuar me dy lojtarë të Skënderbeut.
Fjala është për mesfushorin me përvojë Sabien Lilaj dhe për krahun këmbëshpejtë, Liridon Latifi.
Dyshja në fjalë janë huazuar për një muaj nga Skënderbeu te Kukësi dhe këtë njoftim e ka zyrtarizuar edhe Skënderbeu sot.
Latifi e Lilaj do të kenë të drejtë të luajnë për Kukësin në përballjet ndaj Austrisë së Vienës në raundin e dytë kualifikues për Europa Ligë.