FINALISTËT
Dje i mposhti Shqipëria, sot shkojnë në finale!
7 July, 2016 @23:15
Portugalia dhe Franca janë finalistet e Kampionatit të sivjetëm Europian.
Por që të dy këto përfaqësuese, ishin mposhtur nga Shqipëria dhe ate, jo shumë kohë më parë!
Kuqezinjtë e kishin mposhtur Portugalinë në kuadër të kualifikimeve për këtë Europian, më 7 shtator të vitit 2014, me rezultat minimal, 1-0, me golin e shënuar nga Bekim Balaj.
Nëntë muaj më vonë, përkatësisht më 13 qershor 2015, po me rezultat të njëjtë, Shqipëria e kishte edhe Francën. Ndeshja e cila u zhvillua me karakter miqësor, kishte përfunduar me golin e vetëm të Ergys Kaçes, i cili kishte shënuar nga gjuajtja e lirë.