PARTIZANI
Partizani mposhtet në Bratisllavë
7 July, 2016 @21:22
Skuadra e Partizanit ka pësuar 3-1 në ndeshjen kundër skuadrës sllovake, Slovan Bratislava.
Ndeshja e cila duhej të ishte në kuadër të rrethit të parë të Europa League, u zhvillua në formë miqësoreje, për shkak të inkuadrimit të Partizanit në Ligën e Kampionëve pas përjashtimit të Skënderbeut.
Goli i vetëm i të kuqëve në këtë ndeshje u shënua nga Realdo Fili në minutën 65’.
Partizani nga minuta 15’ mbeti me një lojtar më pas, ngase Gëzim Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq dhe ky përjashtim i hershëm ndikoi edhe në rezultat.
Skuadra e Partizanit do të takohet me skuadrën hungareze, Ferencvarosi, më 13 korrik në kuadër të Ligës së Kampionëve.