PRIZREN
5 përforcime te Liria
7 July, 2016 @20:30
Skuadra e Lirisë së Prizrenit sot ka prezentuar përforcimet e skuadrës duke nisur njëkohësisht edhe stërvitjet e para për stinorin e ri 2016/17.
Me Ramiz Krasniqin në krye, bardhezinjtë kanë prezentuar edhe qendërmbrojtësin me përvojë Erdin Hashani, pastaj Alban Shillovën e dalluar si dhe Meriton Korenicën, Durim Gashin dhe Ditëlind Reshitin.
Kryetrajneri Krasniqi do të punojë me ndihmësit e tij Blerim Zherka, Erdogan Brando dhe Nazmi Rama.
Ndërkaq drejtori i klubit Erxhan Dana ka bërë të ditur për faqen zyrtare të klubit se me këto përforcime, bardhezinjtë kanë mbyllur punën e përforcimeve para stinorit të ri.