GJERMANI-FRANCË
Deschamps, optimist dhe modest para ndeshjes
7 July, 2016 @12:09
Përveç trajnerit të Gjermanisë, para mediave foli edhe trajneri francez, Dider Deschamps.
“Gjermania është skuadra që e kontrollon gjithmonë ritmin e lojës, duke e mbajtur topin dhe duke e dominuar kundërshtarin, mirëpo ne nuk duhet të qëndrojmë në mbrojtje. Do të tentojmë lojën tonë më të mirë, pasi që do të luajmë ndaj kampionit të Botës, skuadrës e cila u dëshmua superiore edhe në 5 ndeshjet e para këtë kampionat.
E pamë ndaj Italisë, Gjermania ka mbrojtje të fortë, portier të fortë dhe sulmon vazhdimisht. Kur ata e humbin topin, bëjnë presion menjëherë për ta fituar përsëri. Duhet të jemi të kujdesshëm.
Historinë nuk mund ta ndryshojmë dhe nuk mund të garojmë me Gjermaninë sa i përket titujve, mirëpo është mundësia që t’i tregojmë kualitetet tona dhe ta shkruajmë historinë vetë. Kemi tifozët prapa vetes dhe kjo është tepër e rëndësishme në ndeshje të tilla. Do të luajmë ndaj skuadrës më të mirë të kampionatit dhe nëse fitojmë do të ishte diçka shumë e bukur. Besoj tek lojtarët maksimalisht dhe do të tentojmë maksimumin.” - u shpreh Didier Deschamps.