RUMANI
Daum pranë detyrës së re
7 July, 2016 @15:23
Pas përfundimit të kampionatit evropian, përfaqësuesja rumune është pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri të saj.
Bëhet fjalë për gjermanin Christoph Daum, i cili sipas raporteve të fundit nga mediat e huaja ka arritur në Bukuresht, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Daum, i cili ka qenë trajner i skuadrave të ndryshme në Turqi, Gjermani, Austri e Belgjikë, detyrë kryesore do ta ketë kualifikimin e Rumanisë në kampionatin botëror “Rusia 2018”.