FLET HASHANI
Hashani te Liria: Do të tregojmë cilësi
7 July, 2016 @20:46
Qendërmbrojtësi me përvojë i Superligës së Kosovës, Erdin Hashani, sot bashkë me 4 lojtarë tjerë u prezentua te Liria.
Hashani, duke folur për faqen zyrtare të klubit të Lirisë, ka bërë të ditur që përforcimet do të arsyetojnë besimin e ekipit prizrenas dhe do të tregojnë cilësi në stinorin që vjen.
“Do të tregojmë se kemi ardhur për të treguar cilësi këtu. Do të shpaguajmë mundin e drejtuesve që na besuan si dhe do t’i kënaqim tifozët me lojëra të mira,” ka thënë ish lojtari i Dritës, Hashani, për liriafc.com.
Përveç Hashanit, Liria ka përforcuar radhët e saj edhe me Ditëlind Reshitin, Meriton Korenicën, Durim Gashin dhe Alban Shillovën.
Ky i fundit, ka qenë golashënuesi më i mirë i Dritës në stinorin e kaluar 2015/16 me 8 gola të shënuara, si dhe njëri ndër më të dalluarit te ekipi bardhekaltër i Gjilanit.