FINALISTI I FUNDIT
Franca në finale, Gjermania në shtëpi
7 July, 2016 @22:42
Dy skuadrat që u mposhtën gjatë kohës së fazës kualifikuese për në Europian nga Shqipëria, Franca dhe Portugalia, do të luajnë në finale të Kampionatit Europian.
Françezët arritën të bëhen rivalë i portugezëve pasi e mposhtën në gjysmëfinale Gjermaninë me rezultat 2-0.
GRIEZMANN SHKËLQEN PËRSËRI
Golat e fitores për Francën erdhën nga Antoine Griezmann, i cili edhe në këtë ndeshje ishte i pandalshëm për mbrojtjen kundërshtare.
Ai së pari shënoi në minutën 45’ nga pika e bardhë, ndërsa më pas ngriti epërsinë në minutën 72’, për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.
Me këtë humbje Gjermania e humbi rastin për herë të tretë rresht për t’u bërë kampione e Europës, megjithëse arriti së paku deri në gjysmëfinale, ndërsa Franca do ta shijojë finalen e parë që nga Europiani i vitit 2000.