Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE

Zalgiris, kundërshtari i parë evropian i Ballkanit

Zalgiris, kundërshtari i parë evropian i Ballkanit


14 June, 2022 @12:18

Derisa shorti i rrethit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve po vazhdon, kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, ka mësuar kundërshtarin e parë evropian.

Suharekasit janë shortuar me ekipin kampion të Lituanisë, Zalgiris.

Ndeshja e parë do të luhet më 5/6 korrik, ndërsa ajo e kthimit, një javë më vonë. Ballkanin, shorti e ka vendosur të luajë ndeshjen e parë si vendas.

Shorti mund të cilësohet si me fat për suharekasit, duke ditur se në të njëjtin grup që kanë qenë të shortuar - ata nga vazoja mund të tërhiqnin kampionin e Suedisë ose të Norvegjisë, që janë shumë më të fortë në letër sesa ai i Lituanisë.

Nga kampionët tjerë, Tirana ka marrë kundërshtar edhe më të lehtë, Dudenlange nga Luksemburgu, ndërsa Shkupi me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga