Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI

Zbulohet nga Ismet Munishi, Granit Begolli te Nikli?

TOPSPORTI / D.SH

Zbulohet nga Ismet Munishi, Granit Begolli te Nikli?


2 July, 2022 @9:05

Ndonëse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar ende, duket se Granit Begolli karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Niklit.

Ky lajm “u zbulua” nga Ismet Munishi, trajneri aktual i Prishtinës, i cili në Facebook i uroi suksese Begollit për detyrën e tij të re si shef i shtabit teknik të Niklit.

Siç dihet, Nikli sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës, ndërkohë që pas krizës financiare që e pati vjet, duket se për sezonin e ri është stabilizuar dhe do ta kërkojë menjëherë rikthimin në Superligë.

Sezonin që e lamë pas Granit Begolli ishte trajner i Vëllaznimit, e më pas i Lirisë, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave sezonin e ri do ta kalojë si drejtues i Niklit nga Drenasi.

Mbetet të shihet se a do të bëhet zyrtar ky lajm!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë