KOMISIONI PËR ANKESA

Zbutet dënimi i Prishtinës!
23 September, 2022 @20:09
Prishtina do të kthehet në terren të vetin që nga xhiroja e radhës dhe atë me publik. Ky është vendimi i fundit i Komisionit për Ankesa të Superligës, pasi që Prishtina është ankuar në Vendimin për dy ndeshje moslojë në kryeqytet dhe atë pa publik, pas incidentit të shkaktuar nga tifozët e saj në përballje ndaj Ballkanit.
VENDIMI I PLOTË:
“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore ndaj FC “Prishtina”, merret masë lehtësuese zhvillimin e vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC “Prishtina“ ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesve. Masa tjetër e dënimit me gjobë prej 1200 eruro mbetet në fuqi.”
ARSYETIM: Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa ka shqyrtuar përsëri në detaje ankesën e FC “Prishtina”, të datës 16.09.2022 e cila ju është drejtuar Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili riktheu lëndën në rishqyrtim te Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, lidhur me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale të xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 04.09.2022. Komisioni për Ankesa ka marr parasysh peshën e përgjegjësisë të pranuar nga FC “Prishtina“ , si dhe zotimin për angazhim se rastet e tilla të parandalohen. FC “Prishtina” rikthehet në fushën e saj dhe me publikë që nga ndeshja e radhës dhe bashkë me obligimin për t’i respektuar me përpikëri rregullat e organizimit të mirëfillt të ndeshjes. Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, duke u bazuar në neni: 53, paragrafi 1, pika B ku thuhet ”në rast të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjesendeve të forta, përleshjes së publikut në mes vete, hyrjes në fushë të publikut, prishjes së permimetrit të sigurisë (pa pasoja në zyrtar dhe pjesëmarrës në lojë) mund t’i shqiptohet dënim me të holla, dënim të fushës, dënim të publikut për përcjellje të ndeshjes (ndeshje pa prezencë të spektatorëve)” vërteton edhe një herë masën e dënimit (gjobë) me të holla 1200 euro nga ana e Komisionit Disiplinor – shkalla e pare e cila mbetet në fuqi.