GRUPI C
Zenit e Monaco fillojnë me fitore
16 September, 2014 @23:04
Skuadra ruse, Zenit e ka filluar mbarë garat e sivjetme në Ligën e Kampionëve. Ekipi i trajnerit Andre Villas-Boas, ka shënuar fitore ndaj skuadrës nga vendi i tij, Benfica.
Sulmuesi brazilian Hulk, e krijoi epërsinë në minutën e pestë, për ta dyfishuar atë mesfushori belg, Axel Witsel, në minutën e 22’.
Vendasit që nga minuta 18’ luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të portierit Artur Moraes, kurse më pas në portë kaloi portieri rezerv, Paulo Lopes.
Monaco, pushkë një plumbëshe!
Megjithëse i shkuan yjet si Falcao e James Rodriguez, ekipi i Monacos ka arritur të shënojë fitore në shtëpinë e saj ndaj skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen.
Mesfushori portugez, Joao Moutinho, ishte realizatori i vetëm i ndeshjes, duke ia siguruar kështu tre pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për ekipin e tij.
Tabela aktuale
1 | Zenit St. Petersburg | 3 pikë | ||
2 | Monaco | 3 pikë | ||
3 | Bayer Leverkusen | 0 pikë | ||
4 | Benfica | 0 pikë |
Ndeshjet e radhës
1 | Zenit St. Petersburg - Monaco | |||
2 | Bayer Leverkusen - Benfica |