Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUKAKU SJELL FITOREN

Zëvendësuesi Lukaku rrënon Porton me 10 lojtarë

Zëvendësuesi Lukaku rrënon Porton me 10 lojtarë


22 February, 2023 @23:06

Ka shënuar vonë në ndeshje, por mjaftueshëm për të nxjerrë fitore pasi që hyri si zëvendësues. Mirëpo, goli erdhi vetëm kur Portoja mbeti me 10-lojtarë në fushë, pasi që mesfushori Otavio mori kartonin e dytë të verdhë për një faul ndaj Hakan Calhanoglut.

E atëherë ka qenë një krosim i Denzel Dumfries, që Lukaku e goditi me kokë, qëlloi shtyllën dhe pastaj topin e rikthyer e futi në gol, derisa portieri Diogo Costa ishte pa gjasa në këtë rast. Inter 1-0 Porto [Lukaku 86].

Interi i Simone Inzaghit nxorri fitoren minimale dhe të nevojshme për të shkuar pak më qetë në bregun e Atlantikut më 14 mars, ndërsa Portoja e Sergio Conceicaos tregoi se do të mund të përballet me yjet nerrazzure deri në fund.

Reprezentuesi i Shqipërisë Kristjan Asllani qëndroi në bankë të Interit përgjatë ndeshjes.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League