ARBËRIA - KIKA

Zhegrova shpëton Arbërinë, barazim ndaj Kikës
15 September, 2021 @18:50
Me rezultat 1-1 ka përfunduar dueli i sotëm mes Arbërisë nga Dobraja dhe Kikës nga Hogoshti.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për Kikën, që golin e gjeti përmes Kushtrim Rexhepit, kurse vendasit barazuan në fund të ndeshjes (90+1’) me golin e Zhegrovës.
Pas tri xhirove në Grupin B të Ligës së Parë, që të dyja këto skuadra kanë nga 2 pikë dhe ndodhen pranë njëra-tjetrës në renditje.