Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 1-0 DUKAGJINI

Zyba vendos, Ballkani vazhdon me fitore

Fotot: FCBallkani/fb

Zyba vendos, Ballkani vazhdon me fitore


28 August, 2022 @22:10

Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligë, përkundër se dy ndeshje i ka të shtyera në katër xhirot e para. Suharekasit që janë kampionë aktual të Superligë kanë mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal, falë një gjindshmërie të shpejtë të Qëndrim Zybës në pjesë të parë të ndeshjes, për finalen Ballkani 1-0 Dukagjini [Qëndrim Zyba 36].

Mirëpo, sa i përket lojës Dukagjini i drejtuar nga Armend Dallku ka pasur raste e raste për të goditur suharekasit, që nuk arrinin ta “vrisnin” lojën.

E kjo për pak sa i kushtoi Ballkanit në kohën shtesë të ndeshjes, kur Arbër Shala qëlloi shtyllën e portës së Stivi Frashërit në minutën 90+3.

TABELA AKTUALE

Para kësaj, ekipi nga Klina kishte edhe disa tentime kryesisht me goditje, që përfundonin ose jashtë ose në duart e Frashërit, gardianit të Ballkanit.

Në anën tjetër, Albion Rrahmani e Edvin Kuc ishin në rast të mirë për të kryer dilemën e fituesit më herët për Ballkanin, por s’u gjetën para Altik Muhaxhirit shumë në formë.

Ballkani

Me këtë fitore, Ballkani mbetet ekip që s’ka pranuar gol në Superligë ende, duke marrë dy fitore nga dy ndeshjet e zhvilluara.

Dukagjini në anën tjetër nga katër ndeshje të zhvilluara ka tashmë tri humbje dhe një pikë të vetme të fituar dhe dalëngadalë duhet të kërkojë fitoren për të ngjallë skuadrën në vazhdim të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga