BALLKANI

FOTO / Ballkani
Zyrtare: Ballkani prezenton Bledi Shkëmbin
4 January, 2021 @15:19
Para pak çastesh, Ballkani e zyrtarizoi trajnerin Bledi Shkëmbin.
Shkëmbi ka nënshkruar me Ballkanin, së bashku me ndihmësit e tij Francesco Vitobello dhe Alban Shalën si trajner kondicional.
Për Shkëmbin kjo nuk do të jetë përvoja e parë në futbollin kosovar, pasi që ka drejtuar Lirinë në periudhën kur prizrenasit deri në 10 xhirot e fundit të stinorit ishin në garë për titull.
Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 38 pikë në Superligë.