Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

ZYRTARE: Champions League rikthehet në gusht!

ZYRTARE: Champions League rikthehet në gusht!


17 June, 2020 @16:25

Tashmë zyrtare!

Champions League do të rikthehet që nga 7 gushti!

Më 7 gusht, fillimisht do të luhen ndeshjet e mbetura kthyese të 1/8 së finaleve (Manchester City vs. Real Madrid, Lyon vs. Juventus, Barcelona vs. Napoli dhe Bayern vs. Chelsea), ndërsa më pas nga çerekfinalja e deri në fund ndeshjet do të luhen në Lisbonë të Portugalisë. Këto katër duele ende nuk dihet a do të luhen në stadiumet e skuadrave vendase apo në Portugali. Kjo nuk është vendosur ende.

Ndeshjet prej çerekfinaleve e deri në finale do të luhen mes datave 12 dhe 23 gusht 2020 në Portugali, ndërsa nuk do të ketë sistem të ndeshjeve kthyese, pra skuadra që kalon tutje përcaktohet me vetëm një ndeshje (sistem final 8).

Përveç katër skuadrave që kalojnë në çerekfinale nga çiftet e lartpërmendura, çerekfinalistët që tashmë dihen janë Atletico Madrid, RB Leipzig, PSG dhe Atalanta.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League