Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Zyrtare: Kryeziu e Kololli mbeten pa skuadër

Zyrtare: Kryeziu e Kololli mbeten pa skuadër


3 June, 2021 @19:44

Dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, do të duhet të gjejnë skuadra të reja për stinorin e ardhshëm.

Kjo për arsye se dyshja dardane nuk ka arritur dakordim me skuadrën zvicerane, Zurich, për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje pas skadimit të kontratave.

Ndërsa përfunimin e këtij bashkëpunimi e ka bërë të ditur edhe vet klubi, i cili nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se Kryeziu dhe Kololli nuk janë në planet e së ardhmes.

Në njoftimin e Zurichut gjithashtu janë falenderuar lojtarët në fjalë për kontributin e tyre dhe u është dëshiruar suksese të mëtejme.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja