Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAMKOS KOSOVA

Zyrtarisht kampionë vjeshtor

Zyrtarisht kampionë vjeshtor


24 November, 2013 @15:23

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi, Llamkos Kosova, ka arritur që me fitore të përmbyllë pjesën vjeshtore të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ata kanë mposhtur sot në njërën ndër derbit më interesante të xhiros, skuadrën e Ferizajit, si vendas me rezultat 2-1. 

Semir Zeneli i dha epërsinë fillestare vushtrriasve në fillim të takimit derisa Alban Dragusha 15 minuta pa përfunduar pjesa e parë hoqi dilemat e fituesit të takimit kur shënoi për rezultatin 2-0. 

Krejt çka arritën nxënësit e Bylbyl Sokolit ishte ulja e epërsisë dhe shënimi i golit të nderit nëpërmjet Betim Haxhimusës dhe atë kah fundi i takimit për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kjo ka qenë fitorja e gjashtë e vushtrriasve në shtatë xhirot e fundit, derisa humbja e fundit e tyre ka qenë në Gjilan kur u mposhtën nga Drita 3-0 më 11 tetor. 

Rezultatet e kësaj xhiroje dhe tabela përfundimtare e vjeshtës në Superligë.



RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT

Trepça - Ferronikeli 1-1 Blerand Kurtishaj 85' - Fatih Karahoda 23'
Drita - Hysi 2-0

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga