REAL MADRID

FantastISCO
23 November, 2013 @21:53
Real Madrid ka shënuar fitore të thellë sonte në mysafirllëkun në Almeria. Djelmoshat e Carlo Ancelottit kanë kaluar heret në epërsi me anë të njëshit të tyre, Cristiano Ronaldo, që ka qenë edhe goli i vetëm i ndeshjes në pjesë të parë.
Por në pjesën e dytë madrilenët janë ndezur tërësisht, duke i dhënë flakë motorëve dhe duke goditur nga njëherë me Karim Benzemanë, pastaj Gareth Bale, Isco që ka qenë fantastik sonte si dhe Alvaro Moratan për përfundimtaren prej 0-5.
Kjo ka qenë fitorja e 11-të në kampionat e madrilenëve, të cilët vazhdojnë të ndjekin dyshen kryesuese Barcelona dhe Atletico Madrid.
Almeria në anën tjetër mbetet në zonën e rrezikshme dhe vetëm se është duke i zvogëluar gjasat për të mbijetuar në elitë këtë stinor.
Rezultatet dhe tabela aktuale.