BARCELONA

REUTERS
Lehtë ndaj Granadës
23 November, 2013 @20:44
Barcelona ka shënuar sonte fitoren e 13-të nga 14 ndeshje në La Liga duke e mposhtur Granadën 4-0 në Camp Nou.
Katalonasit përmbyllën pjesën e parë 2-0 me dy gola të shënuara nga penalltia. E pasi që Manuel Iturra i Granadës pësoi karton të kuq më nuk kishte shpresë për ekipin mysafir i cili në pjesën e dytë pësoi edhe dy gola tjerë nga Alexis Sanchez dhe Pedro Rodriguez për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Fitorja për Barcelonën i jep epërsi gjashtë pikëshe ndaj Atletico Madridit që luan më vonë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.