PEJË

FFK
Besa dimëron me fitore
22 November, 2013 @22:28
Skuadra e Besës ka përfunduar stinorin vjeshtor sot në stadiumin e saj Shahin Haxhiislami.
Pejanët kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj nënkampiones së Kosovës në futboll, Trepça’89.
Ka qenë zëvendësuesi Endrit Maloku i cili ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e mysafirëve nga Mitrovica për të shënuar golin e vetëm dhe të fitores në ndeshjen e sotme.
Përkundër këtij goli, Besa ka pasur edhe disa raste tjera shumë të mira për të shënuar, por Egzon Gashi dhe Kushtrim Gashi nuk kanë përfunduar efektshëm akcionet e skuadrës.
Me fitore, Besa është ngritur në pozitën e katërt të tabelës së klasifikimit duke e shënuar fitoren e tetë këtë edicion, derisa Trepça’89 ka regjistruar humbjen e tetë të saj dhe ka rënë në vendin e tetë të tabelës.
Rezultati, ndeshjet e javës dhe tabela aktuale.